E kemi parë me personalitete të njohura evropiane e botërore, me shall apo me kostime kuq e zi. Por edhe plisi i bardhë ka qenë pjesë e veshjeve të presidentit Ibrahim Rugova.
Kjo foto që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet presidenti Rugova gjatë një darke me komunitetin shqiptar në Chicago.

Fotoja mendohet se është bërë më vitin 1994 ndërkaq është shpërndarë nga aktivistë të diasporës shqiptare në Chicago të Amerikës.