Live

Franca e nis furishëm misionin për mbrojtjen e titullit, fiton bindshëm ndaj Australisë

22:21 / 22 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kombëtarja e Francës e ka nisur me fitore rrugëtimin në Kupën e Botës “Katar 2022”, ky synon ta mbrojë titullin e fituar para 4 vjetësh.

Në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit D, “Gjelat” shënuan fitore kundër Australisë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Al Janoub Stadium” përfundoi me rezultatin 4:1.

Olivier Giroud shkëlqeu në këtë përballje, pasi ishte autor i dy golave. Ai shënoi në minutat 32 dhe 71.

Adrien Rabiot në minutën e 27-të dhe Kylian Mbappe në minutën e 63-të, shënuan dy golat tjerë për francezët.

Golin e vetëm dhe të nderit për Australinë e shënoi Craig Goodwin në minutën e 9-të.

Franca me tri pikë është lidere e grupit, teksa Australia është e fundit dhe pa pikë.

Në pozitat dy dhe tre janë Danimarka e Tunisia me nga një pikë. 

Shpërndaje në

U Kopjua