Legjenda e Milanit Franco Baresi është paraqitur në një konferencë për media pas arritjes në Kosovë. Ai është shprehur i mahnitur me pritjen.
“Pritja ka qenë jashtëzakonisht e mirë, ne e dimë të kaluarën e këtij vendi dhe e kemi pritur me shumë kënaqësi këtë ftesë dhe jemi në dijeni se futbolli në këtë vend do të zhvillohet edhe më shumë në të ardhmen”, ka thënë Baresi.
Baresi foli edhe për skuadrën e tanishme të Milanit dhe nëse Maldini do të jetë në “Fadil Vokrri”. “Maldini nuk e di a është, do të shohim. E dyta ka pasur ndryshime të mëdha në ekipin tonë me trajner e prurje të reja, por do të japim maksimumin dhe që të jemi aty ku na takon”.