Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka folur në lidhje me ftesën e VV-së për LDK-në, duke thënë se qasja e kryeministrit ka qenë të shkohet ne rend.
Ai është shprehur se ka zgjedhur LDK-në që t’i drejtohet të pares dhe kjo, sipas tij është edhe privilegjuese, përcjell Klankosova.tv.
“Qasja e kryeministrit ka qenë të shkohet ne rend, e ka zgjedhur LDK-në që t’i drejtohet të parës, kjo me thënë të drejtën pak është edhe privilegjuese, kjo me t’u drejtu i pari”, u shpreh ai.