Braziliani Gabriel Jesus është dënuar me dy muaj moslojë me ekipin kombëtar nga CONMEBOL për shkak të sjelljes së tij muajin e kaluar në Copa Amerika.
Jesus shënoi dhe asistoi në ndeshjen me Perunë, të cilën Brazili e fitoi 3-1 për të fituar trofeun e Copa America.
Sulmuesi i Manchester Cityt u përlesh me gjyqtarin kilian Roberto Tobar pasi mori kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje në Carlos Zambrano të Perusë përpara se të shtynte monitorin VAR dhe të qante në tunel.
Organi drejtues i futbollit të Amerikës së Jugut njoftoi të mërkurën, në një deklaratë se “lojtari është pezulluar të luajë ndeshje zyrtare dhe miqësore me ekipin e tij kombëtar në atë periudhë kohe.”
Lojtari gjithashtu u gjobit me 30.000 dollarë.