Live

Gareth Bale njofton pensionimin nga futbolli

17:14 / 09 Janar 2023

Nga Kosova Live

Gareth Bale ka njoftuar për pensionimin e tij nga futbolli pas një karriere të shkëlqyer në moshën 33-vjeçare.

Bale këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe të menduar, unë njoftoj tërheqjen time të menjëhershme nga klubi dhe futbolli ndërkombëtar”, ka shkruar sulmuesi i LAFC.

“Ndihem jashtëzakonisht me fat që kam realizuar ëndrrën time për të luajtur sportin që dua”.

Karriera e yllit të lindur në Cardiff e çoi atë nga Southampton në Tottenham Hotspur dhe Real Madrid përpara se të transferohej në Los Angeles.

“Futbolli më ka dhënë me të vërtetë disa nga momentet më të mira të jetës sime”, shtoi Bale.

Bale gjatë karrierës së tij mbresëlënëse arriti të fitojë tre tituj të La Ligas, pesë Liga të Kampionëve dhe shumë trofe të tjerë. 

Shpërndaje në

U Kopjua