Live

Gazeta gjermane i kushton artikull të veçantë Duda Baljes

12:20 / 06 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Duda Balje është ndër personazhet politike më të përfolura në vendin tonë .

Së fundmi për bukurinë dhe sharmin e saj kanë shkruar edhe mediat gjermane. Gazeta gjermane Kosmo e ka cilësuar ndër politikanet më të bukura në Ballkan, shkruan Reporteri.net.

Ajo i ka kushtuar asaj një artikull të veçantë, ku shkruan për jetën e saj dhe aktivitetet politike.

“Ish-deputetja e parlamentit të Kosovë, Duda Balje (42), shkaktoi “tërmet” për shkak të pasurisë së saj të madhe. Ajo përmendet edhe si politikania më e bukur në Ballkan” thuhet ndër të tjera në artikullin e gazetës.

Balje është një politikane kosovare me origjinë boshnjake. Ajo ka qenë kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Ajo ka një diplomë master në administrimin e biznesit dhe doktoraturë në menaxhimin e burimeve njerëzore, është e martuar dhe ka tre fëmijë, përfundon artikulli

Shpërndaje në

U Kopjua