Live

Gazetari e vë në vështirësi Behramin lidhur me Kosovën

19:04 / 27 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Nuk është e fshehtë tashmë se Valon Behramin e larguan nga Kombëtarja e Zvcicrës.

Sikur të mos mjaftonte kjo futbollisti së fundmi u përball me provokimet e një gazetari zviceran i cili e pyeti:
“Si për vazhdimësi, je gjithmonë si një luftëtar në fushën e lojës. Por ndërkohë ti ke ikur nga lufta e Kosovës. A nuk është kjo paksa paradoksale?” pyeti gazetari.

“Si për vazhdimësi, je gjithmonë si një luftëtar në fushën e lojës. Por ndërkohë ti ke ikur nga lufta e Kosovës. A nuk është kjo paksa paradoksale?” pyeti gazetari.

“Gjithkush kishte nevojë për para, u dhashë atyre që të rindërtoheshin. Kjo është më e rëndësishmja që e arrita falë futbollit.

“Ekziston një farë kompensimi. Ne jemi gjithmonë pak të huaj. Nuk e harrova historinë. Nëse e di nga kam ardhur, e di edhe sa shumë borxh i kam vendit që më priti dhe sakrificat që bënë prindërit. Normale, kam borxh karrierën time në Zvicër. Por ata që nuk kanë lindur këtu e kanë më të vështirë.

“Ne ishim 100 për qind zviceranë vetëm kur fitonim, jo kur humbnim. Në fakt nuk isha unë që ndryshoja, por sytë e njerëzve. Në fund ka një dëm moral, ndoshta meritoja një tjetër mbyllje me Zvicrën nga ajo që ndodhi dhe sesi u trajtova. Një zhgënjim njerëzor”, ka thënë Behrami

Shpërndaje në

U Kopjua