Live

Gazetarja e sportit, Emra sulmohet në finalen e Superkupës

23:18 / 17 Shtator 2023

Nga Kosova Live

Finalja e Superkupës së Kosovës nuk kaloi pa incidente.

Përveç ndërprerjes së ndeshjes, është sulmuar edhe gazetarja, Ulpiana Emra.

Lajmin e ka konfirmuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me lajmin për sulmin ndaj gazetares së ArtMotion, Ulpiana Emra. Emra është sulmuar nga tifozët derisa po raportonte në finalen e Superkupës në basketboll mes Trepçës dhe Pejës. Raportohet se gazetarja është sulmuar me shishe nga tifozët në tribunë, dhe ka marrë lëndime në trup. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon këtë sulm ndaj koleges Emra, dhe i bën thirrje Policisë së Kosovës që sa më parë të identifikojë sulmuesin/it, dhe t’i sjellë pranë drejtësisë ashtu që të marrin dënimet konform ligjit”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua