Live

Gerrard: Nuk mendoj që Guardiola do ta lejoj Foden të largohet

16:37 / 02 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Trajneri i Rangers, Steven Gerrard ka thënë se nuk ka ndonjë interesim për ta huazuar mesfushorin e Manchester Cityt, Phil Foden.

Foden është parë si një ndër talentet me të mirë të Anglisë i cili bëri debutimin me kampionët e Premier Ligës në moshën 17-vjeçare.

Ka pasur shumë spekulime që anglezi, i cili luan për kombëtaren e Anglisë U21 do të huazohet këtë verë nga ndonjë skuadër, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Për të ka qenë i interesuar Roma, mirëpo një ofertë e tillë është refuzuar, transmeton KosovaPress.

Legjenda e Liverpoolit, mendon që Guardiola nuk do ta lejonte këtë transferim.

“Nuk mendoj se Pep Guardiola do ta lejoj të largohet. Kur pyetëm për të, ai tha jo”, deklaroi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua