Dje pati shumë raportime se futbollisti gjakovar Eros Grezda ka udhëtuar drejt Francës për të nënshkruar me skuadrën e re.
Skuadra e Ligës 1 Brest ishte e gatshme të paguante rreth 2 milionë euro për të blerë shërbimet e lojtarit.
Por Steven Gerrard insiston se asnjë ofertë nuk ka qenë e përshtatshme për Erosin ndaj ai akoma është pjesë e ekipit.
“Kemi pasur 2-3 kërkesa për huazim për Erosin, por ato s’kënaqin atë që po e kërkojmë ne për momentin”, ka thënë Gerrardi, raporton “TheScottishSun”.