Live

Gerrard:Grezda akoma lojtar i Rangers

10:32 / 29 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Dje pati shumë raportime se futbollisti gjakovar Eros Grezda ka udhëtuar drejt Francës për të nënshkruar me skuadrën  e re.

Skuadra e  Ligës 1 Brest ishte e gatshme të paguante rreth 2 milionë euro për të blerë shërbimet e lojtarit.

Por Steven Gerrard insiston se asnjë ofertë nuk  ka qenë e përshtatshme për Erosin ndaj ai akoma është pjesë e ekipit.

 “Kemi pasur 2-3 kërkesa për huazim për Erosin, por ato s’kënaqin atë që po e kërkojmë ne për momentin”, ka thënë Gerrardi, raporton “TheScottishSun”.

Shpërndaje në

U Kopjua