Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme në detyrë, ka bërë të ditur se ka qenë e ftuar në Institutin e Studimeve Politike në Paris, pranë Universitetit Paris-Est Créteil.
Aty, ministrja në detyrë, Gërvalla, ka pasur një diskutim në kuadër të ligjëratës së Nezir Krakit.
Po ashtu, ajo ka thënë se studentët që kanë qenë aty të pranishëm kanë shfaqur interes dhe kuriozitet për Kosovën dhe rajonin.