Live

Gjakovë: Arrestohen 10 persona për organizim të lojërave të fatit

09:14 / 23 Mars 2025

Nga Kosova Live

10 persona janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për organizim të skemave piramidale.

Gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar 3 aparate APEX, para të gatshme 5645 €, 250 franga Zvicerane, 140 $, 90 pound, çipa të pokerit, dhe po ashtu në veturën e njërit nga të dyshuarit është gjetur e konfiskuar një revole.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE- Gjakovë / 22.03.2025 – 03:00. Janë arrestuar dhjetë (10) të dyshuar kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën e cekur. Gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar  3 aparate APEX, para të gatshme 5645 €, 250 franga Zvicerane, 140 $, 90 pound, çipa të pokerit, dhe po ashtu në veturën e njërit nga të dyshuarit është gjetur e konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua