Katër persona janë arrestuar të shtunën në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.
Kjo pasi në bagazhin e veturës së tyre (me targa të Serbisë), policia i ka gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një sëpatë.
Organet e rendit nuk dhanë më tepër detaje lidhur me rastin, veçse bën të ditur se të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje.