Live

Gjashtë të arrestuar pas përleshjes në Gjakovë, dy persona dërgohen në QKUK pasi ishin therur me thikë

08:01 / 30 Mars 2025

Nga Kosova Live

Gjashtë person janë arrestuar në Gjakovë pasi dyshohen për një rrahje mes disa personave në një lokal.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën në rrugën “Gasper Karaqi”, rreth orës 01:01 dhe u iniciua si “Vrasje në tentativë”.

“Raportohet për një rrahje në mes të disa personave në një lokal.Gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar, ndërsa dy viktima meshkuj kosovarë  janë dërguar në QKUK pasi që, ishin therur me thikë. Në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua