Live

Gjendet një pushkë gjuetie me tre fishekë në shtëpinë e një personi në Zveçan

10:24 / 20 Mars 2025

Nga Kosova Live

Është gjetur një pushkë gjuetie me tre fishekë në shtëpinë e një personi në fshatin Rudar të Zveçanit.

Policia ka bërë të ditur se kjo ka ndodhru gjatë një operacioni policor.

“Gjatë një operacioni policor, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar, ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me tre fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftimin e policisë

Shpërndaje në

U Kopjua