Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn përfundoi vizitën zyrtare në FSK
Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral Major Stephen Osborn, ka përfundura vizitën zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në fillim të vizitës, Osborn është pritur nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ku diskutuan bashkëpunimin në kuadër të partneritetit shtetëror të FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.
“Në kuadër të vizitës Gjenerali Osborn ka vizituar Komandën e Logjistikës ( KL), ku i është prezantuar zhvillimi dhe kapacitetet logjistike, sfidat dhe objektivat për të ardhmen. Gjithashtu Gjenerali Osborn ka vizituar Kadetët e Qendrës për Studime Universitare të Akademisë së Mbrojtjes, ku ai mbajti një fjalim motivues para kadetëve duke vlerësuar rolin e Akademisë në përgatitjen e udhëheqësve të rinjë dhe sfidat që i presin ata në të ardhmen”.
“Në kuadër të agjendës së Gjeneralit Osborn është realizuar vizitë edhe në Regjimentin e parë të Këmbësorisë në kompaninë e cila është duke bërë përgatitjet bazuar në planin vjetor të stërvitjeve”.
“Pastaj është realizuar vizita në Aeroportin e Gjakovës dhe në Babaj të Bokës për të parë nga afër zhvillimet në projektin e Qendrës së Mirëmbajtjes së HMMËV, projekt i përbashkët me SHBA-të në të gjitha fazat”, thuhet në njoftimin e FSK-së.