Live

Gjenerali Christopher Donahue viziton Kosovën, në takim e pret Anu Prattipati

16:05 / 13 Mars 2025

Nga Kosova Live

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati priti sot në takim komandantin e ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë, gjeneralin Christopher Donahue.

Kjo është vizita e parë e Donahue në Kosovë në pozitën e tij aktuale, transmeton Klankosova.tv.

Përmes një postimi në X, ambasada thotë se ky takim riafirmoi edhe një herë qëllimin e tyre afatgjatë për të nxitur një të ardhme më të ndritshme dhe lidhje më të thellë midis kombeve.

Shpërndaje në

U Kopjua