Policia në Gjilan njofton se gjatë një jave, në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik, ka shqiptuar 1 mijë 852 gjoba.
Në kumtesën për media theksohet se gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarrë aktivitete edhe në:
Hetim i 19 aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
Hetim i 13 aksidenteve të trafikut me të lënduar,
Shqiptuar masa e ndalim-drejtimit të mjeteve motorike për 28 ngasës.
“Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon te të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë: mos përdorni telefonin, vendosni rripin e sigurimit, kini kujdes ndaj këmbësorëve. Këmbësorë përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!”, thuhet tutje në kumtesën për media.
