Live

Gjilani dhe Ferizaj kërkojnë vetëm fitore, formacionet zyrtare

13:22 / 11 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Gjilani është nikoqir i Ferizajt në kuadër të xhiros së 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Pritet një takim shumë interesant me dy skuadrat që duan pikët e plota, për të mbetur brenda objektivave që kanë.

Vendasit synojnë të rikthehen te fitorja në Superligë pasi ndeshjen e fundit në elitë e kishin humbur nga Ballkani.

Në anën tjetër mysafirët janë të fundit në tabelë dhe pikët janë më të nevojshme se gjithçka ku kërkojnë të mos mposhten.

Formacionet zyrtare:

SC Gjilani: Koliçi, Musolli, Jashari, Ramadani, Elton Perreira Gomes, Dabiqaj, Sinani, Islami, Solomon, Zabërgja, Hoxha

Ferizaj: Jovanovski, Shabani, Halili, Islami, Bardi, Krasniqi, Sadriu, Mecinovikj, Gligorov, Avdulli, Panadic.

Shpërndaje në

U Kopjua