Gjilani e ka fituar derbin e javës së 17-të në Superligën e Kosovës në futboll kundër Llapit në Podujevë.
“Kuqebardhët” kanë triumfuar 0:1 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Golin vendimtar për “Skifterat” e ka realizuar Solomon në minutën e 50-të të përballjes.
Fitore ka marrë edhe Drita që në shtëpi e mposhti 3:1 Malishevën e Sami Sermaxhajt.
Pikët e plota i ka arkëtuar edhe Ballkani që triumfoi 2:0 me Ferizajn në Suharekë.