Live

Gjithçka gati – liderët arrijnë, nis te presidentja diskutimi për ngërçin politik

13:26 / 15 Maj 2025

Nga Kosova Live

Liderët e partive të LVV-së, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së tashmë kanë arritur në presidencë për takimin e thirrur nga e para e shtetit, Vjosa Osmani.

Në zyrë janë futur Albin Kurti, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj, njofton Klankosova.tv.

Në këtë takim pritet të gjendet zgjidhja për ngërçin politik, më saktësisht për bllokimin e Kuvendit të Kosovës i cili po vazhdon tash e 16-të me radhë pasi opozita është kundër kandidates për kryetare të Parlamentit, Albulena Haxhiu.

Për këtë të fundit, ata thonë se nuk është figurë unifikuese për këtë pozitë.

Shpërndaje në

U Kopjua