Live

Gjuriq: Serbia nuk ndryshon, as pas presioneve të QUINT-it

18:03 / 13 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Zyrtari i lartë i Qeverisë serbe i ngarkuar për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia nuk do ta ndryshojë politikën e saj karshi Kosovës edhe për kundër presioneve të vedneve të QUINT-it. Këto komente Gjuriq i bëri të martën pas letrën së QUINT-it drejtuar qeverisë në Prishtinë dhe Beogradit zyrtar, të parës për heqjen e taksës, kurse të dytit për ndalimin e fushatës kundër njohjeve ndërkombëtar pavarësisë së Kosovës.

Gjuriq po ashtu ka thënë se nuk duhet të baraspeshohen ata që sipas tij shkelin marrëveshjen e CEFTA-së me ata që mbrohen nga anëtarësimi i kundërligjshëm i një pjese të territorit të saj në organizata ndërkombëtare.

“Nuk mund të ketë një akt balancimi artificial sepse nuk është njësoj kur dikush mbrohet nga anëtarësimi i kundërligjshëm në organizata ndërkombëtare dhe kur dikush shkel marrëveshjën e CEFTA-s dhe marrëveshjet e tjera ndërkombëtare”, deklaroi Gjuriq gjatë një konference për media.

“Po, dialogu duhet të vazhdojë pas heqjes së taksës por është e qartë tendenca të krijohet një lloj i baraspeshës, që në mënyrë artificiale të barazohet shkelja e marrëveshjes së CEFTA-s nga Kosova duke vendosur taksë, pengimi i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave me reagimet e detyrueshme të Serbisë si parandalimi i anëtarësimit të Kosovës në institucione ndërkombëtare, e nxitur nga sjellja e politikës së jashtme të Kosovës të cilët kishin marrë mbështetje nga shtetet që kanë publikuar raportin e sotëm”, shtoi ai.

Gjuriq ka vazhduar kundërshtimin e tij ndaj përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Gjuriq ka insistuar se Serbia do ta realizojë politikën e saj të brendshme dhe të jashtme kur është fjala për Kosovën, në përputhje me interesat e saj. Nga ana tjetër, Gjuriq ka thënë se Serbia është e angazhuar edhe në terren në mbrojtjen e interesit të popullit serb në Kosovë, por edhe të tjerëve.

“Përgjigja jonë do të jetë mbështetje shtesë ndaj serbëve, raporti racional mes Beogradit dhe Prishtinës, që të respektohen normat bazë, e drejta ndërkombëtare dhe të mos shkelet diçka që është caktuar para 13 vjetësh”, u shpreh ai.

Gjuriq ka përmendur se vetëm disa orë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar se i presin disa javë të vështira në Kosovë, erdhi paralajmërimi nga shtetet e QUINT-it.

“Populli ynë nuk duhet të brengoset, sepse brenga e shtetit nuk do të jetë më e vogël. Rritja e vazhdueshme e ekonomisë serbe dhe institucioneve serbe do të bëjë që jeta e tyre të jetë më e sigurt, e aktivitetet diplomatike serbe do të vazhdojnë edhe me ata që nuk janë në krahun e njëjtë me ne, edhe me ata që janë. Do të vazhdojmë ta forcojnë pozicionin e Serbisë në mënyrë që mund të themi se kemi rezultate të kënaqshme në Kosovë”, përfundoi Gjuriq.

Shpërndaje në

U Kopjua