Live

Gjykata konfirmon lirimin e Kristë Gjokaj/ Avokati: Policët të kthehen në pozitat e tyre që mbanin

14:54 / 12 Janar 2023

Nga Kosova Live

Gjykata ka konfirmuar sot me aktgjykim lirimin e komandantit të policisë Kristë Gjokaj dhe të Gëzim Biblekajt.

Avokati i Gjokajt, Tomë Gashi ka thënë se policët e shpallur të pafajshëm duhet të kthehen në pozitat e tyre në Policinë e Kosovës.

Gashi thotë se ata janë heronjtë e Policisë tonë që rrezikuan jetën për mirëqenien tonë.

Postimi i Gashit:

Me Komandantin Kriste Gjokaj sot ne Gjykate pa uniforma!
Gjykata sot e konfirmoj me Aktgjykim lirimin e Komandant Kristë Gjokaj dhe te Gezim Biblekaj
Po ashtu Gjykata i shpalli te pafajshem edhe Kapitenin Bekim Preqi dhe oficerin Agron Idrizi.
Se Shpejti Krista , Gezimi, Bekimi e Agroni duhet te kthehen ne pozitat e tyre ne Policin e Kosoves
Keta jan heronjet e Policis tonë qe rrezikuan jeten per mireqenjen tonë.

Shpërndaje në

U Kopjua