Live

Gjykata merr vendim për gjyqtarin Daut Mehmeti dhe trajnerin Arbnor Rifati që akuzohen për trukim të ndeshjeve

15:59 / 02 Korrik 2023

Nga Kosova Live

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për caktimin e masës së arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Daut Mehmetit dhe Arbnor Rifati.

Arbitri i basketbollit Mehmeti dhe trajneri Rifati janë arrestuar të premten me dyshimin se janë të përfshirë në kurdisje të ndeshjeve të basketbollit.

Mehmeti, refer me licencë ndërkombëtare për basketboll, dyshohet të ketë kurdisur ndeshjet basketbollistike në kuadër të Super ligës së Kosovës, Ligës Unike Kombëtare dhe Ligës Ballkanike, veprime këto të kryera në bashkëveprim me trajnerin Rifati.

Shpërndaje në

U Kopjua