Live

Gjykata vendos, Dani Alves mbetet në burg

23:25 / 20 Janar 2023

Nga Kosova Live

Tronditje në botën e futbollit. Siç u bë e ditur, Dani Alves po dërgohet në burg me rekomandim të prokurorit të Barcelonës, pasi një grua u ankua se ai e kishte sulmuar seksualisht në një klub të qytetit.

Policia e çoi atë në gjykatën e Barcelonës, teksa prokurorët kërkojnë që ai të mbahet në burg.

Në ankesën e saj, gruaja pretendon se futbollisti brazilian e ka prekur nën të brendshme, pa pëlqimin e saj, në klubin e natës Sutton në Barcelonë, ku e ka takuar atë në një festë.E shoqëruar nga miqtë e saj, gruaja ka denoncuar se çfarë kishte ndodhur me punonjësit e sigurisë së klubit të natës, të cilët kanë aktivizuar protokollin përkatës për këto raste dhe kanë njoftuar policinë katalanase.

Dy ditë pas sulmit të dyshuar seksual, gruaja ka denoncuar futbollistin për ngjarjet, ndërsa prokuroria ka vendosur ndalimin e tij.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...