Një këmbësore është goditur nga një veturë në fshatin Qyshk të Pejës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se këmbësorja 22 vjeçarë është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Rreth orës 15:45, policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë -Prishtinë në fshatin Qyshk, një veturë ka goditur një këmbësore. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe e lënduara është duke u trajtuar në emergjencë. Gjendja e saj është e rëndë”, tha Gashi.