Live

Goditje e madhe për Francën në Botëror, edhe një yll i madh lëndohet dhe humbë garën! 

23:25 / 15 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Federata Franceze e Futbollit sapo ka konfirmuar lëndimin e superyllit të skuadrës, Christofer Nkunku.

Sulmuesi i Leipzig është lënduar në stërvitje dhe do të humbas Botërorin, vetëm pesë ditë para fillimit të garës.

“Christopher Nkunku duhet të heqë dorë nga pjesëmarrja në Botëror. I gjithë grupi ndan trishtimin e Christopher dhe i uron shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e kampit francez.

Deschamp pritet që nesër të gjej emrin e ri për sulmin e “gjelave”. Pogba, Kante, Kimpembe, janë vetëm disa nga emrat që për shkak të lëndimeve nuk do të mund të ndihmojnë Francën në Botëror.

Shpërndaje në

U Kopjua