Katër persona të maskuar kanë grabitur nga një pompë e derivateve një kasafortë të kompanisë dhe më pas ishin larguar.
Rastin në polici e ka lajmëruar punëtori i të njëjtës pompë.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se për deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, katër persona të maskuar i kishin grabitur një kasafortë të kompanisë dhe më pas ishin larguar. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thotë policia në raport, njofton Klankosova.tv.