Granada është lidere e La Ligës për herë të parë në histori të klubit, pas fitores 1:0 kundër Real Betisit të dielën në Estadio Nuevo Los Carmenes.
Ish-ylli i ri i Betisit Alvaro Vadillo e shënoi golin e vetëm në ndeshjes në minutën e 61-të, duke e mposhtur Joel Roblesin në shtyllën e tij.
Granada është lidere e La Ligës për herë të parë në histori të klubit dhe do ta mbajë pozitën e parë të paktën deri të enjten.
Klubi nga Andaluzia mbledh 20 pikë pas 10 ndeshjeve të para në La Liga, duke e lënë prapa Barcelonën me 19 pikë pas nëntë ndeshjeve.
Betisi, ndërkohë, ra në zonën e rënies nga liga pas kësaj humbjeje.