Gazetarja, Grida Duma e ka quajtur kryeministrin Kurti si një njeri i betejave të forta, raporton Kosovalive.net.
Sipas saj, Kurti ka bërë një betejë të gjatë teksa e quan karizmatikë.
“Albin Kurti është njeri i betejave të forta, ai ka ditur të ketë armën e fortë të turimit në politikë, pra ka bërë një betejë të gjatë, një betejë me emrin e vet dhe patjetër është karizmatikë”, tha Duma.
“Unë kam pasur momente që e kam mbrojtur kur kam qenë në politikë, nuk e kam mbrojtur për Albinin, por për kryeministrin e Kosovës i cili apriori duhet të shfaqet si aleatë i kryeministrit të Shqipërisë”, shtoi ajo në Dukagjin.