Barcelona duket se ka bërë dicka që nuk duhet sa i përket transferimit të Antonie Griezmann nga Atletico Madridi.
Sevan Karian, një nga përfaqësuesit e Antoine Griezmann, raportohet se i dërgoi një email motrës së lojtarit Maud dhe babait të tij Alain në mars, duke i treguar se kishin filluar negociatat me Barcelonën.
Ky email thuhet se përmban informacione mbi ofertën e Barcelonës për francezin, si dhe një draft që përmban propozime për pagën, transmeton El Mundo.
Shefi ekzekutiv i Atletico Madrid, Miguel Angel Gil Marin gjithashtu ka qasje në email.
Atletico pretendon se Barcelona duhet të kishte paguar 200 milionë euro për Griezmann sepse kjo ishte shuma e deklaruar në klauzolën e tij para se të binte më 1 korrik në 120 milionë euro.
Argumenti i tyre është se Barcelona po negocionte me lojtarin e tyre para se të binte klauzola e largimit, megjithëse ‘Blaugranasit’ mohojnë që ekziston një marrëveshje para-kontrate.