Një grua në Gjakovë është rrahur nga një familjar.
Policia ka bërë të ditur se gruaja ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuar është dërguar në mbajtje.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.