Live

Grupi i Championsit ku katër skuadra kërkojnë kualifikimin 

12:51 / 01 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Do të zhvillohen sot dy ndeshjet e fundit të grupit D të Ligës së Kampionëve dhe për dallim nga grupet tjera, në këtë grup situata është jashtëzakonisht e pa qartë.

Në fakt, të katër skuadrat pjesëmarrëse në këtë grup kanë edhe më tutje gjasa krejtësisht të barabarta dhe mundësi të hapur për të vazhduar tutje në fazën e eliminimit direkt.

Grupin e kryeson Tottenhami me 8 pikë, i ndjekur nga Sportingi dhe Eintracht Frankfurti me nga 7, kurse Marselle është e katërta me 6 pikë.

Sonte do të zhvillohen sfidat vendimtare ku ballafaqohen Marselle me Tottenhamin dhe Sportingu me Eintracht Frankfurtin.

Shpërndaje në

U Kopjua