Live

Gucati për vizitën e Thaçit: U mërzita shumë, e kam përjetuar të njejtën dhe e di se është dhimbje e madhe

18:10 / 21 Mars 2025

Nga Kosova Live

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për vizitën që sot ka realizuar në Kosovë ish-presidenti Hashim Thaçi, duke qëndruar në fshatin e tij në Burojë për të nderuar babain e tij tek varri dhe për të qëndruar edhe me familjen e ngushtë.

Gucati ka thënë se e ka përjetuar shumë rëndë, meqë në të njëjtën situatë ka qenë edhe vetë me rastin e vdekjes së babait.

“Këtë ngjarje e kam përjetuar vet. E kam përjetuar rëndë, ma ka përkujtuar dhimbjen time. Unë kam qenë shumë i mërzitur, meqë z. Thaçi s’mund t’ia gjuaj një grusht dhe. Ky është shteti jonë që s’interesohet për neve dhe për ata që janë atje në burg”, ka thënë Gucati.

“Është dhimbje shumë e madhe. E kam përjetuar unë, Kadriu para meje. Është dhimbje shumë e madhe, shokët ta heqin mërzinë, por kur në orën 9 mbyllet dera e dhomës, je vetëm me Zotin dhe është shumë e vështirë, por këto janë sprova”, ka shtuar tutje ai në emisionin “Frontal”.

Shpërndaje në

U Kopjua