Live

Guri tallet me VV-në, sjell një biberon me qumësht në Kuvend

10:42 / 25 Prill 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri këtë seancë konstituive ka bërë një veprim interesant.

Me vete ai solli një biberon të mbushur me qumësht, dhe shihej duke ua treguar partisë së parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, transmeton Klankosova.tv.

Ai edhe më herët është tallur me VV-në, duke thënë se voton për kryeparlamentar, nëse si kandidat zgjidhet Agim Bahtiri.

Shpërndaje në

U Kopjua