Në fillim të këtij muaji u bë e ditur se Justin Bieber do të martohet me Hailey Baldëin. Dyshja vec se janë të martuar por ata kanë vendosur të organizojnë një dasmë të dytë.
Tashmë është bërë edhe shpërndarja e ftesave. “TMZ’ ka arritur të zbulojë një ftesë të dasmës, e cila është konceptuar në formën e një libri komik.
Në të thuhet se dasma do të mbahet në 30 shtator në Karolinën e Jugut dhe përkrah shkruhet: “Jemi të nderuar t’ju kemi pranë në këtë ditë speciale”.
