Kandidati për kryeministër në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamnza, e komentoi deklaratën e kryeministrit Kurti, ngase ky i fundit e quajti opozitën “hajvana”.
Ai thotë se personalisht ka përgjegjësi të madhe dhe nuk e lejon vetën të shprehet në atë mënyre, sikurse Kurti.
“Unë po e ripërsëris, e para jam prind i tre fëmijëve, e dyta punoj si profesor, e treta kam qenë bartës i shumë pozitave të larta publike, dhe kam përgjegjësi se si formulohem, dhe sigurisht që nuk do ta lejojë vetën. Gjuha shqipe është shumë e pasur me fjalë që mund ta thuash çdo mendim tëndin”, tha Hamza në Klan Kosova.