Një ngjarje tronditëse ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Vushtrri, ku një grua 42-vjeçare është vrarë nga një burrë 58 vjeçar, i cili më pas ka vrarë edhe vetën.
Familja e gruas së ndjerë sot ka hapur dyert për ngushëllime, raporton Express.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga policia, më saktësisht zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.
“Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten”, ka deklaruar Zahiti të hënën.