Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar në përvjetorin e vdekjen kolonelin Abdullah Babalija.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se i ndjeri ishte një luftëtar i zoti dhe një mik i mirë.
“Në përvjetorin e shkuarjes në amshim, kujtojmë me respekt Kolonel Abdullah Babalija, një mik i mirë, luftëtar i zoti dhe zëvendës komandant i Policisë Ushtarake në kuadër të Zonës Operative të Dukagjini”t.
“Në liri, Abdullahu angazhimin për atdheun e vazhdoi me përkushtim si zëvendëskomandant i Zonës së Tretë Mbrojtëse të TMK-së”.
“Iku nga kjo botë si një burrë i madh, por mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë, si pjesë e pandashme e historisë së lirisë dhe shtetndërtimit”, ka thënë Haradinaj.