Live

Haradinaj arsyeton kalimin e Adem Hoxhës në grup të AAK-së

12:51 / 19 Prill 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për bashkëpunimin e deputetit goran Adem Hoxha, me AAK-në.

Ai iu bëri thirrje që krejt deputetët e pakicave që t’iu bashkangjiten partive shqiptare.

Ndër të tjera, Haradinaj dha edhe një shembull krahasues, ku tha se Lëvizjes Vetëvendosje iu ka bashkuar Nenad Rashiq.

“Jo s’kemi nënshkruar, veç që deputetët e pakicave janë të mirëseardhur tek partitë shqiptare, ma mirë me iu bashkua shqiptarëve. P.sh çka është e keqe, Adem Hoxha, Adem edhe Hoxhë, me ju bashkua një partie shqiptare, është më mirë me shku te Lista Serbe edhe ndryshe thënë se pse është mirë një serb me iu bashkua Vetëvendosjes si zotëri Nenad Rashiq, e qenka keq një deputet i pakicave me iu bashkua një partie shqiptare”, deklaroi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua