Live

Haradinaj: “Bllaca 99” – dëshmi e gjallë e kujtesës kolektive dhe të mësimit se sa e shtrenjtë është liria

13:13 / 10 Prill 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se memoriali “Bllaca 99” është dëshmi e gjallë e kujtesës kolektive dhe të mësimit se sa e shtrenjtë është liria.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai tutje shprehet se barbaria serbe nuk u ndal vetëm me masakra, por grabiti, dogji e shkatërroi çdo gjë që u përkiste shqiptarëve, njofton Klankosova.tv.

“Liria që e gëzojmë sot ka një çmim të lartë, atë të vuajtjeve dhe sakrificave të panumërta që i kemi kaluar si popull ndër shekuj. Terrori sistematik i ushtruar nga shteti serb dhe mungesa e kushteve elementare për jetesë detyruan mijëra shqiptarë të braktisin trojet e veta. Shumë prej tyre nuk patën fatin ta përjetojnë ditën e lirisë, ndërsa të gjallët, në Kosovën e lirë, u detyruan të nisin gjithçka nga e para. Barbaria serbe nuk u ndal vetëm me masakra, por grabiti, dogji e shkatërroi çdo gjë që u përkiste shqiptarëve. Memoriali “Bllaca 99” është dëshmi e gjallë e kujtesës kolektive dhe të mësimit se sa e shtrenjtë është liria dhe sa e dhimbshme dhe sa shumë sakrifica ka rruga deri te kjo liri”, ka shkruar Haradinaj.

May be an image of train, railroad and text that says 'III BLLACA'
No photo description available.

Shpërndaje në

U Kopjua