Live

Haradinaj kërkon të hiqen taksat ndaj SHBA-së

07:49 / 04 Prill 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që Kosova të heq çdo taksë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë e kërkoi sot në mëngjes, përmes një postimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Të enjten, edhe presidentja Vjosa Osmani kërkoi një gjë të tillë.

”Sot, zyrtarisht i kërkova Qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet amerikane – një hap i rëndësishëm për të thelluar lidhjet ekonomike me aleatin tonë më të ngushtë dhe për të dërguar një mesazh të qartë: Kosova është e gatshme për një marrëdhënie më të fuqishme me Shtetet e Bashkuara, me një vizion të qartë që do t’i bënte të dyja vendet tona më të forta, më të sigurta dhe më prosperuese”, pati shkruar presidentja në X.

“Jam e bindur se kjo lëvizje do të hapë mundësi të reja për krijimin e vendeve të punës, shkëmbimin e teknologjisë dhe rritjen ekonomike afatgjatë. Më shumë se një lëvizje ekonomike, ky është një objektiv i politikës së jashtme, duke riafirmuar përkushtimin tonë të qëndrueshëm ndaj aleancës Kosovë-SHBA, e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë dhe dekada të mbështetjes së palëkundur”.

Shpërndaje në

U Kopjua