Live

Haradinaj: Kjo gjykatë u soll keq me mua, por uroj të mos jetë njëjtë me të tjerët (VIDEO)

13:45 / 14 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se është trajtuar keq nga Gjykata Speciale, por shpreson që e njëjta të mos ndodhë me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen aktualisht.

“Me mua kjo gjykatë është sjellë shumë keq, por uroj që me këta jo”, tha Haradinaj, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Ai gjithashtu bëri thirrje që Parlamenti i Kosovës të konstituohet sa më shpejt. “Është urgjente dhe duhet të punohet në atë që po thotë Amerika”,  shtoi ai.

Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:

Shpërndaje në

U Kopjua