Live

Haradinaj kujton masakrën e Bukoshit: Nuk ndalemi së kërkuari drejtësi

11:29 / 03 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrat e civilëve nga forcat serbe në fshatrat Vraniq, Bukosh, Savrovë e Sopijë.

Në kolonat që po depërtoheshin drejt Shqipërisë, 35 shqiptarë u ndanë dhunshëm dhe u masakruan në oborrin e shkollës së Bukoshit, pa kursyer as të miturit, as pleqtë, transmeton Klankosova.tv.

Kujtimi për ta, Haradinaj thotë se do të jetë i përhershëm, dhe se kërkimi për drejtësi nuk do të ndalet kurrë.

“Dhembja për më të dashurit, do të na përcjellë tërë jetën, si shoqëri e si komb. Përulemi me respekt para të rënëve më 3 maj në Bukosh të Suharekës, 26 vjet më parë”.

“Më 3 maj 1999, forcat serbe ndalën kolonën e civilëve nga fshatrat Vraniq, Bukosh, Savrovë e Sopijë, që po depërtoheshin drejt Shqipërisë. Nga ta, 35 vëllezër e motra u ndanë dhunshëm dhe u masakruan në oborrin e shkollës së Bukoshit, pa kursyer as të miturit, as pleqtë. Familje të tëra kanë derdhur gjak për lirinë e Kosovës. Kjo sakrificë na obligon të mos ndalemi kurrë në kërkimin e drejtësisë dhe ndëshkimin e atyre që urdhëruan këto krime kundër popullit shqiptar. I përhershëm kujtimi për ta!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua