Live

Haradinaj kujton Masakrën e Poklekut e të Çikatovës: Heshtja e drejtësisë mbetet një plagë e hapur

10:22 / 17 Prill 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të vrarët e Masakrës së Poklekut nga forcat serbe në 26-vjetorin e saj.

“Më 17 prill 1999, në Poklek të Drenicës, mbi 54 anëtarë të familjeve Muqolli dhe Elshani u masakruan barbarisht nga forcat serbe, shumica gra, pleq e fëmijë, të pafajshëm, përveçse ishin shqiptarë në trojet e tyre. Në të njëjtën ditë, në Çikatovë, dora kriminale ekzekutoi 24 civilë shqiptarë pa mëshirë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Haradinaj ka thënë se edhe sot mungesa e drejtësisë vazhdon të jetë plagë e hapur.

“Edhe sot, 26 vjet më pas, heshtja e drejtësisë mbetet një plagë e hapur. Por ajo nuk e zbeh kurrë kujtimin për të gjithë ata, jeta e të cilëve u shua nga aparati shtetëror serb në përpjekje për të zhdukur ekzistencën tonë si popull”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua