Live

Haradinaj: Me zor s’merret vota, VV e ka zgjidhjen në dorë

21:22 / 29 Prill 2025

Nga Kosova Live

Kjo e martë shënoi dështimin e tetë të konsitituimit të Kuvendit të Kosovës.

Kreu i AAK-së, deputeti Ramush Haradinaj i ftuar në Politiko, konfirmoi edhe një herë votimin kundër zgjedhjes së Albulena Haxhiut si krye kuvendare.

Haradinaj mes tjerash tha se rezultati tashmë veçse shihet teksa shtoi se vota nuk mund t’i merret askujt me zor.

“Tani Vetvendosje e ka zbatuar një të drejtë të vet,e ka propozu një kandidate por rezultati i votimit është ky që është. Nuk mundesh me ia marrë votën me zor askujt. E Vetvendosje besoj e ka zgjidhjen në dorë, duke e parë se një kandidat nuk po ia sjell votat e duhura, e ka zgjidhjen sepse ata janë mbi 48 deputetë, ta zgjedhin një tjetër kandidat“

Shpërndaje në

U Kopjua