Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur njohjen e shtetit të Kosovës nga Sudani.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka vlerësuar ndër të tjera lartë edhe rolin e Presidencës.
”E mirëseardhur njohja nga shteti i Sudanit!Për Kosovën, avancimi në njohjen e sovranitetit të saj është krucial.Në këtë rast, Presidenca ishte në krye të detyrës për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Ky hap duhet të vazhdojë me ritëm të shpejtë.Urime Kosovë!”, ka shkruar ai.