Live

Haradinaj në BIK: Uroj Fitër Bajramin, festë që na bashkon dhe festë e harmonisë

09:45 / 30 Mars 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me pjesëtarë të subjektit që drejton kanë qenë për vizitë në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Haradinaj ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

“Kam nderin në emrin tim, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe të familjes sime që sot të qëndrojë në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, personalisht që Z. Naim Tërnava, të gjithë bashkëpunëtorëve dhe të gjithë popullit tonë t’ua urojë festën e Fitër Bajramit”.

“Festë që na bashkon, festë e harmonisë, festë me shpresën që me gëzim ta kemi jetën në Kosovë. Jeta jonë dhe festat tona kanë kuptim kur kemi njerëz të vyeshëm dhe atdhetarë”, ka thënë Haradinaj. 

Shpërndaje në

U Kopjua